CACTTUS fituese e kontratës për realizimin e projektit “Hardware and utilities for National Research Network (NREN)”
Publikuar: 16/10/2026 · 4 min
CACTTUS Sh.A, në partneritet me kompaninë bullgare Telelink Business Services (TBS), u shpall fituese e kontratës për ngritjen e infrastrukturës së Rrjetit Kombëtar të Kërkimit dhe Arsimit (NREN) në Kosovë. Kontrata është pjesë e projektit Kosovo Digital Economy (KODE), që udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. Projekti përfshin qendrën e të dhënave, rrjetin themelor dhe zgjidhjen Hybrid Cloud me Microsoft Azure Stack, e para e këtij lloji në Kosovë dhe në rajon. E gjithë infrastruktura do të ngrihet në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren dhe do t’i mundësojë Kosovës lidhjen me rrjetin pan-evropian GÉANT.


Cacttus Team
Qëndroni të përditësuar me lajmet tona










































