Publikuar: 16/10/2026 · 1 min
Departamenti i Zhvillimit Softuerik i CACTTUS ka zhvilluar një ueb-faqe për monitorimin e saktë të niveleve të gazrave, cilësisë së ajrit dhe rreziqeve për shëndetin në Prishtinë. Ueb-faqja është realizuar në kuadër të projektit “Increasing Value-Added in ICT with New Cloud Solutions, Outsourcing & International Certifications”, të bashkëfinancuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.












































