CACTTUS – tatimpaguesi më i mirë për periudhën 2008 – 2017
Publikuar: 16/10/2026 · 2 min
Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Cacttus u nderua me mirënjohjen “Tatimpaguesi më i mirë për periudhën 2008 – 2017”. Mirënjohja iu nda 10 kompanive kosovare nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në konferencën për dekadën e pavarësisë ekonomike, të mbajtur nën patronatin e Presidentit Hashim Thaçi. Në konferencë u diskutua për të arriturat dhe sfidat ekonomike të dhjetë viteve të fundit, ndërsa u mbajt edhe një panair i produkteve vendore.


Cacttus Team
Qëndroni të përditësuar me lajmet tona










































