
DIGJITALIZIMII SHKOLLAVE
PËRMBLEDHJE
Projekti i Digjitalizimit të Shkollave modernizon infrastrukturën teknologjike të institucioneve arsimore në Kosovë, duke ofruar internet të shpejtë, mbulim të plotë Wi-Fi dhe mjedise moderne të të nxënit digjital.
PROBLEMI
Shumë shkolla në Kosovë përballen me infrastrukturë të vjetëruar, qasje të kufizuar në internet dhe mungesë të mbulimit Wi-Fi në ambiente mësimore. Këto sfida pengojnë përdorimin e mjeteve digjitale dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe komunikimin brenda institucioneve arsimore.
ZGJIDHJA JONË
Ekipi ynë realizoi digjitalizimin e plotë të shkollave përmes kabllimit të strukturuar, pajisjeve profesionale të rrjetit, mbulimit të plotë Wi-Fi dhe monitorimit të vazhdueshëm teknik. Kjo zgjidhje mundëson mësim më të zgjuar, bashkëpunim efikas dhe lidhje të qëndrueshme për të gjithë përdoruesit.
Përshkrim i Plotë
Modernizimi i infrastrukturës teknologjike të shkollave për arsim digjital dhe lidhje të besueshme.
Mbulim i plotë Wi-Fi në klasa, korridore, zyra dhe ambiente të përbashkëta.
Rrjet i monitoruar vazhdimisht për mësim dhe operim pa ndërprerje gjatë gjithë vitit shkollor.
Qasje e sigurt dhe e qëndrueshme për nxënësit, mësimdhënësit dhe administratën shkollore.
Infrastrukturë digjitale e implementuar në disa shkolla dhe objekte arsimore në lokacione të ndryshme.



