Publikuar: 16/10/2026 · 1 min
Projekti synon të forcojë sundimin e ligjit dhe të përmirësojë qasjen në informacionin ligjor në Republikën e Kosovës, duke mbështetur Kuvendin dhe Qeverinë me mekanizma e procedura të qëndrueshme. Në qendër të tij është sistemi “LawData”, ku të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore të miratuara strukturohen, konsolidohen dhe ndërlidhen. Sistemi ofron gjithmonë versionin aktual të çdo akti në fuqi, duke parandaluar përdorimin e ligjeve të vjetërsuara.












































