Publikuar: 16/10/2026 · 1 min
CACTTUS ka filluar implementimin e projektit për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të forenzikës për Agjencinë e Laboratorit të Forenzikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vizitës për inspektimin e pajisjeve, përfaqësuesve të Agjencisë iu nda mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellë ndër vite.












































